Mirë se vini!  Shqip Language Switcher

Ja pak gjëra që mund të bëni me Remember The Milk...

Administroni punët shpejt dhe lehtë.
Administroni punët shpejt dhe lehtë.
Ndërfaqja intuitive e bën më zbavitës administrimin e punëve që janë për t'u bërë. Caktoni afate të llojit të Premten tjetër ose për dy javë. Shkurtore të shumta tastiere e bëjnë administrimin e punëve më të shpejtë se kurrë.
Lajmërohuni, kudo qofshi.
Lajmërohuni, kudo qofshi.
Merrni lajmërime me email, SMS dhe mesazhe të atypëratyshëm (AIM, Gadu-Gadu, Google Talk, ICQ, Jabber, MSN, Skype dhe Yahoo! mbulohen të tërë).
Organizojeni si doni ju.
Organizojeni si doni ju.
A jeni qejfli listash? Krijoni aq lista sa keni nevojë. Etiketime? Përdorni renë e punës për të parë me lehtësi çfarë keni për të bërë. Doni të ruani edhe shënime bashkë me punët që keni për të bërë? Edhe kjo bëhet.
U gjeni vendet punëve tuaja.
U gjeni vendet punëve tuaja.
Për të parë se ku gjenden punët tuaja në botën reale, përdorni hartën. Shihni se çfarë është afër jush ose përgjatë rrugës suaj, dhe planifikoni mënyrën më të mirë për të mbaruar punët.
Punoni në grup, që të bëhen gjërat.
Punoni në grup, që të bëhen gjërat.
Ndani me të tjerët, dërgoni dhe bëjini publike punët dhe listat tuaja të punëve që duhet të bëni. Kujtojuni të personave të tjerë të afërm të kujdesen për pjesën e tyre në punët e shtëpisës.
Shtoni punëra, kudo qofshi.
Shtoni punëra, kudo qofshi.
Shtimi i punëve është aq i thjeshtë sa dërgimi i një email-i (madje edhe prej celularit tuaj). Patë në web një datë me rëndësi? Shtojeni te lista juaj me Shtimin e Shpejtë.
Mbajini punët me vete.
Mbajini punët me vete.
Shihini punët tuaja nga pajisje celulare të aktivizuara për web. Shtypeni tërë listën tuaj ose një plan javor të dobishëm që ju tregon punët që po afrohen. Shihni punët tuaj te kalendari juaj Apple iCal ose Kalendari Google. Pajtohuni te prurjet me Atom/RSS.
Planifikoni kohën tuaj.
Planifikoni kohën tuaj.
Shihni ç'duhet bërë për sot e nesër, dhe gjëra që i keni harruar. Vendosni me lehtësi përparësi, bëni vlerësime kohe dhe shtyni për me tëj. Caktoni punë që duhen përsëritur çdo javë ose pas 2 muajsh.
Kërkoni me zgjuarsi nëpër punët tuaja.
Kërkoni me zgjuarsi nëpër punët tuaja.
Gjeni me kërkimin e thelluar punët që doni. Ruajini kërkimet tuaja si Lista të Mençura, dhe shihni me lehtësi punët që përputhen me një kusht tuajin të dëshiruar.
Gëzojuni të qenit të organizuar.
Gëzojuni të qenit të organizuar.
Veçoria e dobishme 'zhbëje' do të thotë që nuk keni nevojë të shqetësoheni se mos bëni ndonjë gabim. Ndaj regjistrohuni, ia filloni lojës dhe zbuloni Remember The Milk.